Rreth nesh

Misioni Ynë

Në qendër të misionit kemi vendosur përmbushjen e kërkesave të klientit, duke ofruar një shumëllojshmëri dizajnesh të pllakave dhe sanitarisë me një cilësi të lartë.

Gjithashtu, kujdesemi për atë që bëjmë dhe besojmë se njohuritë tona mbi produktet, përvoja jonë dhe pasioni i qartë për pllakat do të thotë që ju do të merrni këshilla të sinqerta dhe një shërbim miqësor e të besueshëm.
Mbi të gjitha, qëllimi ynë është që klienti të jetë gjithmonë i kënaqur me produktet tona.

VIZIONI​

Vizioni ynë kryesor është të përmirësojmë vazhdimisht cilësinë dhe të ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë produktesh, si dhe të rrisim vazhdimisht fokusin ndaj klientit.

NE I SHOHIM KLIENTËT TANË SI PARTNERË

Si të tillë, ne besojmë në zhvillimin e marrëdhënieve që ndërtojnë besim dhe përfshijnë imagjinatën tuaj.
Shtëpia juaj është një pjesë e rëndësishme e jetës suaj, dhe ne e marrim këtë seriozisht.
Prandaj, ne frymëzojmë kreativitetin tuaj dhe ndërtojmë lidhje personale që ju nevojiten për t’u ndier rehat gjatë transformimit të hapësirës suaj të jetesës në një ekspozitë për të cilën mund të jeni krenar.

ÇFARË E BËN TË VEÇANTË ALFAQERAMIKËN?​

– Shumëllojshmëri produktesh nga prodhues me renome botërore;
– Plotësim i nevojave të klientëve me produkte që kanë cilësinë si prioritet;
– Profesionalizëm, përvojë dhe përkushtim nga stafi;
– Punonjës të pasionuar dhe të përkushtuar në realizimin e porosive;
– Vizione, mision të qartë dhe efikasitet në punë ekipore.

9300+

Numri i klientëve